Kërko

Në Univerzitetin “Shën Kirili dhe Metodi “ në Shkup, doktoroi Mr. Drita N. Maliqi

Më datë 11.02.2014, në Institutin Ekonomik , pranë Univerzitetit “Kirili dhe Metodij” - Shkup, në përbërje të komisionit prej 5 anëtarëve: prof. Dr. Snezhana Kostadinoska – Millosheska (mentore), prof. Dr. Biljana Angelova (kryetare), prof. Dr. Klimentina Poposka (anëtar), prof. Dr. Neda Petroska-Angelovska (anëtare) dhe prof. Dr. Natasha Daniloska (anëtare), Mr. Drita N. Maliqi, me sukses e mbrojti disertacionin e doktoraturës me titull "Tregjet dhe institucionet financiare Islame - rast studimor Arabia Saudite".

Mbrojtja e disertacionit të doktoraturës u realizua në prani të miqve, dashamirëve, anëtarëve të familjes dhe ekspertëve të ekonomisë. Punimi u vlerësua lartë edhe për faktin se në këtë lëmi deri më tani nuk ka pasur një hulumtim të tillë.

Me mbrojtjen e disertacionit të doktoraturës Drita Maliqi, fiton titullin shkencor doctor i shkencave ekonomike.

Dr. Drita shpreson qe permes ketij hulumtimi shkencor, do të kontribuojë pozitivisht në përafrimin e rregullave për tregjet dhe financimin Islam në Maqedoni dhe me gjërë, duke ndjekur shembullin e shumë bankave në Europën Perendimore.

 

Lajme & Ngjarje

Kumunikatë
Shoqata jo qeveritare "Amaneti i Vendëlindjes"- Stançiq, është shoqatë jo-për përfitim, sipas definimit të dhënë në nenin 5.2 dhe 6 të Ligjit Nr. 03/L-134 Për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës.
Më shumë

Revista e Shkencave shoqërore "Vizione"
Revista Vizione ka pasur nje sukses të jashtëzakonshëm me 11 botimet e deritanishme.

Më shumë

Asociacioni i Intelektualëve "Klubi Demokratik"

Më shumë