Kërko

A do të hapet kalimi kufitar Stançiq – Bellanoc (Gjilan - Kumanove)

Shkruan: Prof.Dr.Nazmi Maliqi  
Hapet vendkalim i ri midis Kosovës dhe Maqedonisë
26 pril 2010
Hapet kalimit kufitar Stançiq – Bellanoc perspekivë regjionale

Midis Maqedonisë dhe Kosovës brenda 2010-ës do të hapet vendkalim i ri kufitar Bellanovc-Stançiq. Projekti realizohet me fonde të Bashkimit Evropian në vlerë prej 1 milion e 200 mijë eurosh për zhvillimin e bashkëpunimit ndërkufitar. Të dy ministrat e pushtetit lokal të Kosovës dhe Maqedonisë Sadri Ferati dhe Musa Xhaferi për këtë qëllim nënshkruan marrëveshje në Shkup. “Qytetarët e fashtarave  Bellanoc - Stançiq përkatësisht të qyteteve Gjilan dhe Kumanovë me të drejtë munden që të gëzohen dhe të kenë një disponimin e mirë se ky do të jetë një projekt që do të mund të finalizohet që këtë vit. Qytetarët e fashtarve të Kradakut të Gjilanit dhe të Kumanovës, ku do të zbatohet ky projekt kanë shumëçka të përbashkët dhe ky projekt do tu mundësojë atyre që të vazhdojnë t’i zhvillojnë këto dobi të përbashkëta”, deklaroi ministri i Pushtetit Lokal të Kosovës, Sadri Ferati. Marrëveshja e nënshkruar do të shtrihet edhe në rrafshin ekonomik dhe mbrojtjen e mjedisit të rajoneve kufitare Maqedoni - Kosovë.

Rruga magjistrale Gjilan - Kumanovë është e një rëndësie të veçantë, Nëse arrihet që ky korridor të arsytohet drejt në forumet ndërkombëtare do të jetë ky një projekt shumë i madh dhe i rëndësishëm, jo vetëm për Malësinë e Karadakut, por edhe më gjerë, ngaqë me këtë korridor, që mendohet të përshkohet përmes Grykës së Karadakut, synohet që të lidhet Kosova me korridorin e dhjetë dhe më vazhdimësi pastaj edhe me Kooridorin 4. Përmes Grykës së Karadakut do të shkohet në shtete të tjera.
Projekti për hapjen e kalimit kufitar Stanciq – Belanovce, ndërtimi i një korridori rrugor që do të lidhte Kosovën me Maqedoninë, tashmë ekziston thuaja tek të gjithë banorët e Malësisë së Karadakut, pa përjashtuar edhe faktin se me vite ishte shumë i pranishëm edhe te drejtuesit e institucioneve komunale të Gjilanit dhe edhe vetë ministrisë përkatëse në Qeverinë e Kosovës, Në kohë të fundit interesin per lidhjen e Komunës së Lipkovës dhe Qytetin e Kumanovës me Gjilanin e kanë shprehur edhe Institucionet Qeveritare të Republikës së Maqedonisë. Me siguri një projekt të përgaditur mire, me një konstrukcion të qart finansiar do të mund të konkurohet për kredi në Bankën Europiane per zhvillim, Bankën botërore dhe Bankën Europiane investuese, për jetësimin e këtij koredori me rëndësi jetsore për banorët e kësaj ane. Nuk ka dilemë se rrugët hapin rrugë, krijohet lidhje komunikacioni te vendabanimeve të Karadakut në dy anët e kufirit Kosovë dhe Maqedoni me regjionin, lidhja rrugore e dy qyteteve ndër më të mëdhenjtë në Kosovë dhe Maqedoni. Kjo rrugë do te shtoje lëvizjen e qarkullimit tranzitues ndermjet lindjes dhe perendimit, Evropës Jugore dhe te Europes Perendimore.
Fshati Stançiq i Gjilanit, gjatë këtyre vjetëve të pasluftës, është më i përmenduri tek ata që Gjilanin, Karadakun dhe Kosovën e duan më të hapur me Ballkanin dhe Evropën. Rruga regjionale që do të kalojë nëpër fshatin kufitar Stançiq e bën integrimin e Kosovës me koridoret rrugore me Evropën Juglindore, koridori Lindje-Perendim dhe më të hapur me shtetet fqinjë. Me hapjen e rrugës regjionale Gjilan – Kumanovë, vetvetiu krijojhen partnerite ekonomike, tregtare, kulturore, zhvillimin e turizmit, zhvillimin rural, kthimin e të shpërngulërve nga këto vise malore piktoreske, nëse do të krijohen kushte infrastrukturale për një jetë normale. Me siguri do të krijohen mundësitë për investitorët e huaj për bizneset e tyre apo edhe për dëshirën e tyre për të përzgjedhur ndonjë pjesë të këtij rajoni për qëllime banimi.

Problemin e korridorit rrugor përmes Grykës së Karadakut
Kjo rrugë do të lidhjej me Koridorin 10 që kalon neper Europen qendrore dhe jugore nga Salcburgu në Austri, nëpër Slloveni, Kroaci, Serbi (Presheveë Bujanoc), Maqedoni (Kumanovë) dhe vazhdon deri ne Greqi. Përmes kooridorit 10 do krijohej një lidhje e shkëlqyeshme me Koridorin 4, që kalon nëpër Bullgari e Rumani duke rujtur një vijë lidhëse me Turqinë, nga  Dimitrovgradi ne kufirin bullgar, deri ne Nish dhe Kumanovë.

Stançiqi fshati i parë në hyrje të Kosovës
Në Stançiq jetojnë vetëm 12 familje nga gjithsej 93 familje sa kishte deri në vitin 1993. Shtrihet në juglindje të Gjilanit, duke qenë pikë e barabartë e largësisë nga Gjilani dhe Kumanova. Në vitin 1993, kur fshati ishte i pari në Kosovë që nga policia dhe ushtria serbe u shpërngulën dhunshëm, nga 93 shtëpi sa kishte, afërsisht gjysma e tyre ishin vendosur në Kumanovë, kurse gjysma tjetër në brendi të Gjilanit. Prej asaj kohe, viti 1993 e deri 1999, në fshat kishte jetuar si e vetme Ushtria Jugoslave, duke e lënë atë hapësirë të “pastruar” nga shqiptarët. Në mars të vitit 1998, policia serbe i dhanë zjarrin edhe Xhamisë të fshatit Stançiq. Ndërsa shkolla fillore, që në vitin 1960 numronte 150 nxënës, nga shpërnguljet nga presionet policore serbe ishte prej disa viteve e boshadisur. Fshati, pos tri katër shtëpive, në të cilat dukej pak gjallëri, gjithkund ishte i mbizotëruar me rrënoja dhe themele shtëpish të shaktërruara. Vendosja e Ushtrisë jugosllave aq herët në atë fshat dhe në të njëjtën kohë zhbërja e fshatit shpjegohet me atë se ky fshat është një pikë e lartë strategjike në trekëndëshin e kufirit Kosovë - Maqedoni - Serbi. Në lindje të fshatit nuk është larg Komuna e Preshevës, në jug ajo e Kumanovës, kurse në veri e Gjilanit. Ekspertë ushtarakë që kanë shërbyer në Ushtrinë jugosllave, fshatin Stançiq e rreshtonin si pikë rezervë e strategjisë së asaj ushtrie serbe.


Xhamia rindertuar e fshatit Stançiq, foto dhjetor 2009

Banorët e Malësisë së Karadakut dhe lidhja me Korridorin e Dhjetë.
Nga Gjilani në rrugëtim të Zhegrës, rruga ishte e asfaltuar, për të vazhduar deri në Shurdhan, e rregulluar bukur me zhavor, e për të qenë edhe më e dobët deri në pikën kufitare Kosovë – Maqedoni apo deri në fashatin Stançiq. Projekti për ndërtimin e rrugës në këtë pjesë të Karadakut ishte pikë nostalgjike e të çdo të shpërnguluri nga kjo tokë e Kosovës. Ata që kishin mallin për vendlindjen dhe amanetin e të paraëve, për të trashëguar vlerat kombëtare dhe morale të malësorit. Banorët e Malësisë së Karadakut, të cilat përskaj lumit shtrihen në një luginë me malore me tokë pjellore duke u ngushtuar kjo fushë deri deri në fshatin Stançiq. Pas asfaltimit dhe ndërtimit të një rruge moderne deri në kufi, prej para katër viteve, tani e kanë në kokë hapjen e kalimit kufitar dhe ndërtimin e rrugës që do të lidhte fshatrat e tyre me Komunën e Likovës dhe qytetin e Kumanovës. Bëhet fjalë për një rrugë që me shekuj ka shërbyer si lidhje kryesore në mes dy qyteteve Kumanovë dhe Gjilan. Kjo rrugë bartë edhe  histori të dhimshme të ushtrive të ndryshme grabitqare dhe zullumqare që kanë lëvizur në këto anë, të cilat padhimshëm kanë ushtruar tortura dhe masakra në shqiptarët. Por, për kohërat e tashme, kjo rrugë është perspektivë dhe kthim të perspektivave për mirëqenje ekonomike.

Megjithatë duke menduar rrugët si perspektivë për ekzistencë, rruga aq e përfolur për të kaluar nëpër Grykën e Karadakut me dekada është kuptuar shpëtim, gjallëri dhe frymë e re e këtyre viseve malore. Gjilanin nga Stançiqi e ndajnë vetëm 26 kilometra, po aq sa e ndajnë këtë fshat edhe me Kumanovën dhe se ndërtimi i kësaj rruge do të i ngjall veprimtaritë ekonomike, por edhe të natyrave të tjera jetike. Për rëndësinë e shumëfishtë të kësaj rruge flasin thuaja të gjithë banorët që mund të takohen nëpr fshatrat e Malësisë së Karadakut. Ndërtimi i rrugës, duke kaluar nëpër këtë regjion ndërkufitar paraqet identitetin historik nacional, gjeografik e demografik. Meqenëse pjesa më e madhe e banorëve flasin për dëshirën e tyre për ndërtimin e një rruge të tillë, ka edhe ndër ata, që tashmë kanë filluar të investojnë në projekte të ndryshme përgjatë rrugës ekzistuese në Grykën e Karadakut. Ndërtimi i kësaj rruge është shtytje për mirëqenje dhe zhvillim shumë më të madh për banorët e kësaj ane, të Кaradakut në përgjithësi dhe të Kosovës, Komunës së Likovës dhe qytetit të Kumanovës.
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Komuna e Gjilanit obligimet e tyre për ndërtimin e rrugës moderne që shpien deri në kufi me Republikën e Maqedoninë e kanë kryer tërësisht para katër viteve. Ata këtë projekt për ndërtimin e rrugës e kuptuan si përspektivë për një mirëqenje ekonomike për banorët e malësisë së Gjilanit. Qeveria e Kosovës obligimet që me vite i bartë për banorët e kësaj ane është përshpejtimi  procedurave ndërshetërore për ndërtimin e kalimit kufitar. Tani edhe në trendin e integrimeve drejtë UE-së dhe NATO-s e si duket se Qeveria e Republikës së Maqedonisë, ka filluar të rreshtohet në një vullnet human që edhe regjionit të Karadakut të Likovës,  t’i afrohet perspektiva për një komunikim dhe lëvizje normale në dy anët, për ringjalljen e këtyre vendbanimeve, që do të jetë pasuri e përbashkët ndërshtetërore.

Të përkujtohemi se qarkullimi i qytetarëve dhe realizimi i të drejtave të tyre civile, andej e këndej kufirit  Maqedoni – Kosovë në pjesën e Karadakut të Likovës , gati se është i pamundësuar. Nuk janë raste të rralla që kjo vijë kufitare, ndanë në njërën anë shtëpinë, kurse në anën tjetër arat dhe shkollën, sikundër është rasti me fshatrat me shumë vendbanime shqiptare për rreth kësaj pjese të kufirit. Fshatrat e Kradakut të Kumanovës, fshati Belanoc,  Zllakuçan, Runicë, Izvor, Alashecë, sëbashku me fshatrat e karadakut të Gjilanit më me optimizëm presin fillimin e punëve për kalimin kufitar dhe ndërtimin e rrugës Gjilan - Kumanovë.  Logjika e re e regjimit kufitar, me mungesë te projektit për rrugë dhe kalimin kufitar solli reperkusione sociale dhe varfëri edhe për vetë jetën e banorëve të këtyre anëve. Mos ekzistimi i rugëve ka sjellur çrregullime të mëdha në sferën e interkomunikimit familjar, duke krijuar edhe trauma familjare dhe pengesa të tjera me të cilat ballafaqohen në jetën e përditshne. Proncimet zyrtare të këtyre ditëve të para disa ditëve nga Sekretari shtetëror i Ministrisë së punëve të jashtme të Maqedonisë Abdulkader Mehmeti, dhe disa zyrtarë të tjerë qeveritar, se do të shpallet tender për ndërtimin e kalimit kufitar Belanoc- Stanciq dhe për ndërtimin e rrugës Belanoc – Slupcan, hapin një faqe të re të historisë për ringjalljen e këtyre vendbanimeve. Qeveria e Maqedonisë me këte do të rreshtohet në shtetet që pranojnë parimet të cilat promovohen nga UE-ja, duke i intensifikuar aktivitetet politike të bazuara edhe në projekte ekonomike, të ngrisë nivelin e jetesës në vendbanimet rurale e veçmas në vendbanimet kufitare.  

Lajme & Ngjarje

Kumunikatë
Shoqata jo qeveritare "Amaneti i Vendëlindjes"- Stançiq, është shoqatë jo-për përfitim, sipas definimit të dhënë në nenin 5.2 dhe 6 të Ligjit Nr. 03/L-134 Për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës.
Më shumë

Revista e Shkencave shoqërore "Vizione"
Revista Vizione ka pasur nje sukses të jashtëzakonshëm me 11 botimet e deritanishme.

Më shumë

Asociacioni i Intelektualëve "Klubi Demokratik"

Më shumë