Kërko

Rexhepi: Maqedonia pengon hapjen e pikës së re kufitare me Kosovën

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi deklaroi se Maqedonia po pengon hapjen e pikës së re kufitare me Kosovën.
Rexhepi gjatë një konference për media ka thënë se gjatë këtyre ditëve është planifikuar ndërtimi i pikës së përbashkët doganore në mes Kosovës dhe Maqedonisë por ka hasur në pengesa për disa arsye.

"Këtu ka pas ngecje pak për shkak të palës maqendone. Edhe pse është bërë fizibiliteti, janë ndarë mjetet nga Komisioni Evropian, mirëpo arsyetimi i tyre ka qenë se ata kanë një pjesë të rrugës që i mungon rreth 12 kilometra dhe kanë tentuar që mos të jetë e kategorisë së parë, ndërsa kemi kërkuar që ajo të jetë 24 orësh dhe për qarkullim të mallrave, ndërsa maqedonët për shkak të kursimeve ose arsyeve tjera kanë insistuar që të jetë e kategorisë B ose C" , ka thënë ministri Rexhepi.

Sipas tij, pala kosovare nuk e ka pranuar opsionin e Maqedonisë dhe për momentin po zhvillohen bisedime që të gjendet një zgjidhje lidhur me këtë çështje.


Lajme & Ngjarje

Kumunikatë
Shoqata jo qeveritare "Amaneti i Vendëlindjes"- Stançiq, është shoqatë jo-për përfitim, sipas definimit të dhënë në nenin 5.2 dhe 6 të Ligjit Nr. 03/L-134 Për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës.
Më shumë

Revista e Shkencave shoqërore "Vizione"
Revista Vizione ka pasur nje sukses të jashtëzakonshëm me 11 botimet e deritanishme.

Më shumë

Asociacioni i Intelektualëve "Klubi Demokratik"

Më shumë