Kërko

Në Karadak në brezin kufitar Kosovë - Maqedoni nuk egziston kalim kufitar

Shkruar nga:
Prof.Dr. Nazmi MALIQI

Nga fakti i bashkëpunimit regjional dhe ndërfqinjësor, duke e respektuar edhe integrimin e gjithëmbarshëm të brendshëm, me inicijativat që burojnë nga strukturat evroatlantike, nga Strukturat qeveritare dhe qarqet akademike, duhet të favorizohen idetë e hapjes së kufinjëve, duke i zëvendësuar burimet e djeshme të konflikteve ballkanike më format bashkëhore të bashkëpunimit rajonal, në një modeli të ri gjeopolitik të mirëqenjes dhe paqes, sigurisë dhe prosporitetit Ballkanik. Konferenca e Ohrit për sigurinë e kufijve e mbajtur më 22 dhe 23 maj 2003, që ishte e organizuar nga BE, NATO, OSBE dhe Pakti për Stabilitet, pa dyshim se i bëri hapat e parë dhe më bindës, që kufijtë e shteteve të Ballkanit perendimor: Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Sërbisë, Malit të Zi, B dhe H dhe Kroacisë, të fillojnë të marrin rrugën e shembullit të Strasburgut, i cili nga objekti i kontestimeve shekullore francezo - gjermane, sot, është qytet më i preferuar i Evropës.
Duke i studijuar parimet dhe qëllimet politike të dokumenteve që u bënë të njohura nga kjo conference, për: Kufijë të hapur por të sigurt në pajtim me standardet evropjane; Përparimi i stabilizimit në regjion për një afërsi më të madhe me UE; Zhvillimi i strategjive nacionale për menaxhim integrues për koordinimin e aktiviteteve për pengimin e tregëtisë ilegale; Kontrolli demokratik ndaj strukturave të sigurimit kufitar etj, me arsye këto Projekte kuptohen si synim, që në vend të konfrontimeve, incidenteve të pakuptimata ndërshetërore kufitare, në vend të kufijve që e mundësuan kriminalitetin e organizuar, të kyç bashkëpunimin kufitar ballkanik në kuadër të proceseve integruese për në NATO dhe BE, të jipet përparësi marrëveshjeve bilaterale ndërkufitare dhe të krijohen marrëveshje ndërfqinjësore dhe regjionale rajonale të qarkullimit të Lirisë të tipit të Beneluksit apo të Shengenit ballkanik.

Në këtë qasje timen nuk e kam për qëllim që të bazohem në në historikun e kurthave diplomatike Maqedoni – Serbi rreth kufirit Kosovë - Maqedoni, nuk dua që ta kujtoj as Marrëveshjen ndërkufitare të nënshkruar më 23 shkurt të vitit 2001 në mes Koshtunicës kryetari i Jugaslovasisë së mbetur dhe të ndjerit Boris Trajkovski Kryetar i R.Maqedonisë. Edhepse e njejta marrëveshje u bë edhe pjesë obligative në “Pakon e Ahtisarit për Kosovën” ku ndër të tjera thuhet se “Territori i Kosovës do të përkufizohet nga vija kufitare e Krahinës Socialiste Autonome e Kosovës brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ashtu siç kanë qenë këto vija kufitare më 31 dhjetor 1988, përveç ndryshimit të vijës kufitare nga marrëveshja e demarkacionit në mes të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë më 23 shkurt 2001. Madje nuk dua ta kujtojë asnjëherë edhe deklaratën e bërë publike nga kabineti i Kryetarit Gjorgje Ivanov, për vënjen e diplomacisë milimetrike Maqedoni – Kosovë (rreth demarkacionit kufitar), si kusht për vënjen e marrëdhënjeve diplomatike.

Por më tepër do t’i rikthehem një kronologjie se cilat pasoja i sjellë mungesa e kalimemeve kufitare. Fillimi i aktiviteteve për demarkacionin e kufirit ndërshtetëror prej 160 kilometrash Kosovë - Maqedoni, më 30 qershor 2008, u mendua si një perspektivë edhe për fillimin e procedurave për hapjen e kalimeve oficiale kufitare. Bazuar në këte nisje raporteve diplomatike kufitare në mes dy shteteve, më tepër do të bazohem në faktin se prej pikës kufitare në trekëndshin në fshatin Stançiq (Gjilan) deri në kalimin kufitar Blacë, sipas disa të dhënave të njohësve të konfiguracionit kufitar të Karadakut ka diku mbi 70 kilometara. Në këtë pjesë të Karadakut të kufirit Kosovë – Maqedoni nuk ekziston asnjë kalim kufitar.

Gjilani dhe Likova si dy komuna fqinje, kanë një kufi shtetëror pa asnjë kalim kufitar në mes dy shteteve. Dy komunatt Likova dhe Kumanova e kanë të ndërpreë lidhshmërinë e tyre rrugore, edhe pse prej qendrës së Kumanovës deri në qendër të Qyetetit të Gjilanit janë vetëm 48 kilometra. Sot qytetari i ndonjë vendbanimit të Likovës, nëse dëshironë t’i vizitojë të afërmit e tij në ndonjë fshat kufitar të Gjilanit, apo t’I punoj’ tokat e veta, duhet të orijentohet drejt Shkupit dhe Blacës, që duhet t’i kalojë diku mbi 120 kilometra.



Rruga Gjilan – Kumanovë - e ndërtuar nga ana e Qeverisë së Kosovës

Tani edhe në trendin e integrimeve drejtë UE-së dhe NATO-se si duket Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i mungon vullneti human, që edhe regjionit të Karadakut t’i afrohet perspektiva për një komunikim dhe lëvizje normale në dy anët, për ringjalljen e këtyre vendbanimeve, që do të jetë pasuri e përbashkët ndërshtetërore. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Komuna e Gjilanit obligimet e tyre për ndërtimin e rrugës moderne që shpien deri në kufi me Republikën e Maqedoninë e kryer tërësisht. Thjesht, në kohë kur rrugët kuptohen si perspektivë e pashmangshme, kur edhe nuk mungojnë edhe donacione ndërkombëtare për ngritjen e infrastrukturës ndërkufitare, duke i finalizuar projektet e tilla edhe me kalime kufitare, thjeshtë mund të ngritet edhe shqetsimi ku qëndron interesi i Qeverisë së Maqedonisë që bllokon këte projekt regjional.

Të përkujtohemi se qarkullimi i qytetarëve dhe realizimi i të drejtave të tyre civile, andej e këndej kufirit Maqedoni – Kosovë në pjesën e Karadakut të Likovës , gati se është i pamundësuar. Nuk janë raste të rralla që kjo vijë kufitare, ndanë në njërën anë shtëpinë, kurse në anën tjetër arat dhe shkollën, sikundër është rasti me fshatrat me shumë vendbanime shqiptare për rreth kufirit: Brezë, Malinë, Tanushë Stançiq, Zllakuçan i poshtëm, etj. Logjika e re e regjimit kufitar, me mungesë te projektit për rrugë dhe kalimin kufitar solli reperkusione sociale dhe varfëri edhe për vetë jetën e banorëve të këtyre anëve. Mos ekzistimi i rugëve ka sjellur çrregullime të mëdha në sferën e interkomunikimit familjar, duke krijuar edhe trauma familjare dhe pengesa të tjera me të cilat ballafaqohen në jetën e përditshne.

Qeveria e Maqedonisë duhet të kthjellohet, duhet të pranojë parimet të cilat promovohen nga UE-ja, duke i intensifikuar aktivitetet politike të bazuara edhe në projekte ekonomike, të ngrisë nivelin e jetesës në vendbanimet rurale e veçmas në vendbanimet kufitare. Deri më tani nuk është bërë publike asnjë inicijativë konkrete, nga komuna e Likovës dhe e Kumanovës, si dhe nga subjektet politike shqiptare, që një projekt i tillë madhor (për ndërtimin e rrugës Kumanovë - Slupcan, Belanocë – Stanciq – Gjilan) një ditë të sëndërtohet.

. . . .
Ky tekst është botuar në Gazetën (maqedonase) “Utrinski Vesnik” – Shkup (16 shtator 2009) dhe në Gazetën (shqip) “Zaman” – Shkup (1 shtator 2009)

 

Lajme & Ngjarje

Kumunikatë
Shoqata jo qeveritare "Amaneti i Vendëlindjes"- Stançiq, është shoqatë jo-për përfitim, sipas definimit të dhënë në nenin 5.2 dhe 6 të Ligjit Nr. 03/L-134 Për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës.
Më shumë

Revista e Shkencave shoqërore "Vizione"
Revista Vizione ka pasur nje sukses të jashtëzakonshëm me 11 botimet e deritanishme.

Më shumë

Asociacioni i Intelektualëve "Klubi Demokratik"

Më shumë