April 20, 2024
AktiviteteFEATUREDGeneral

Doktoroi Mr. Drita N. Maliqi

Në Univerzitetin “Shën Kirili dhe Metodi “ në Shkup, doktoroi Mr. Drita N. Maliqi

Më datë 11.02.2014, në Institutin Ekonomik , pranë Univerzitetit “Kirili dhe Metodij” – Shkup, në përbërje të komisionit prej 5 anëtarëve: prof. Dr. Snezhana Kostadinoska – Millosheska (mentore), prof. Dr. Biljana Angelova (kryetare), prof. Dr. Klimentina Poposka (anëtar), prof. Dr. Neda Petroska-Angelovska (anëtare) dhe prof. Dr. Natasha Daniloska (anëtare), Mr. Drita N. Maliqi, me sukses e mbrojti disertacionin e doktoraturës me titull “Tregjet dhe institucionet financiare Islame – rast studimor Arabia Saudite”.

Mbrojtja e disertacionit të doktoraturës u realizua në prani të miqve, dashamirëve, anëtarëve të familjes dhe ekspertëve të ekonomisë. Punimi u vlerësua lartë edhe për faktin se në këtë lëmi deri më tani nuk ka pasur një hulumtim të tillë.

Me mbrojtjen e disertacionit të doktoraturës Drita Maliqi, fiton titullin shkencor doctor i shkencave ekonomike.

Dr. Drita shpreson qe permes ketij hulumtimi shkencor, do të kontribuojë pozitivisht në përafrimin e rregullave për tregjet dhe financimin Islam në Maqedoni dhe me gjërë, duke ndjekur shembullin e shumë bankave në Europën Perendimore.